Ëndrra e Neymarit me PSG-në u kthye në zhgënjim dhe largim të sigurt

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Nuk ishte paraparë të ndodhte një skenar i tillë as për Paris Saint-Germainin e as për Neymarin. Kur klubi francez bleu superyllin brazilian për shifër rekorde të botës – 222 milionë euro – dy vjet më parë, secila palë kishte storien e vet në mendje.

Për Parisin, “vjedhja” e Neymarit nga rivalja Barcelona tregonte qëllimin. Ishte një deklaratë e fortë. Jo vetëm se Parisi më nuk ishte klub që shet, pasi u kishte rezistuar tentimeve të Barçës për të transferuar mesfushorin italian Marco Verratti, por po transferonte tash një nga talentët më të mëdhenj në botë dhe kjo një nga fuqitë më të mëdha të futbollit.

Neymar do të ishte copa e fundit e një “puzzle” mjaft të shtrenjtë që kishte për synim të fitonte Ligën e Kampionëve, gralin e shenjtë që pronarëve të klubit nga Katari po u mungonte. Kylian Mbappe, 18-vjeçar, erdhi jo shumë kohë më pas, shkruan sot Koha Ditore.

Neymar, atëbotë 25-vjeçar, kishte fituar dy herë La Ligan e Spanjës dhe po ashtu Ligën e Kampionëve me Barcelonën, duke formuar një treshe vrasëse në sulm me Lionel Messin e Luis Suarezin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme