Ëndrra e Real Madridit në Paris

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Papritmas, Real Madridi tani e gjen veten në një situatë që vetëm para pak muajsh u duk e pamundur. Por, tani meqë tensionet në Real Madrid janë rritur, duket se Neymar dhe Kylian Mbappe mund të jetë në treg këtë afat kalimtar veror.

Reali ka qenë në pritje të një shenje se ekziston një mundësi sado pak e vogël për ta blerë njërin prej dy sulmuesve, dhe kjo shenjë ka ardhur nga komentet e presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Presidenti i PSG-së theksoi se secili lojtar që nuk dëshiron të jetë pjesë e klubit, është i lirë të largohet.

Derisa përqendrimi është te Neymari, edhe e ardhmja e Mbappes nuk është bash e sigurt, për shkak të komenteve të vet francezit.

Trajneri Zinedine Zidane është tejet i interesuar për blerjen e Mbappes, por Real Madridi beson se blerja e Neymarit do të ishte më e vlefshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme