Ëndrra islandeze po vazhdon

Prishtinë | 09 Tet 2017 | 09:01 | Nga

Islanda ishte tregim suksesi në “Euro 2016”. Në pjesëmarrjen e parë në kampionat evropian të futbollit, Islanda vlerësohej autsajder. Por befasoi të gjithë.

Kaloi me sukses fazën grupore dhe më pas në një të tetën e finales eliminoi Anglinë. U ndal në çerekfinale duke pësuar 5:2 nga Franca, por kalimi deri në këtë fazë u vlerësua sukses shumë i madh për islandezët, shkruan sot Koha Ditore.

Dikush mund të ketë menduar se ishte një sukses i rastësishëm i Islandës. Por kampanja aktuale kualifikuese, ajo për botërorin e vitit 2018, është dëshmi që suksesi i Islandës nuk ishte i rastësishëm. Islanda po e kalon momentin e saj më të mirë në futboll. Magjia islandeze, që bëri shumë njerëz për vete në Evropianin në Francë, po vazhdon ende.

Në grupin thuajse më të fortë kualifikues për botëror, me katër përfaqësuese pjesëmarrëse në Evropianin e fundit, Islanda është fare pranë që të sigurojë botërorin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme