Enis Bardhi në telashe, akuzohet për vozitje me patentë shofer të falsifikuar

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 14:53 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Levantes, Enis Bardhi, është duke u hetuar nga policia spanjolle për zotërim të patentë shoferit të falsifikuar dhe për shkeljen e sigurisë së trafikut.

Bardhi, përfaqësuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, u ndalua nga policia të hënën gjatë një kontrolle rutine në veri të Valencias. Policia ia kishte kërkuar dokumentet e makinës dhe patentë shoferin, raporton Gazeta Express.

Sipas mediave spanjolle, policia ia ka konfiskuar atij patentë shoferin, nën dyshimet se është i falsifikuar, si dhe makinën e tipit Porsche Panamera.

Policia e kishte thirrur një mik të futbollistit shqiptar për ta marrë atë në vendin e ngjarjes.

Bardhi akuzohet për shkelje të sigurisë rrugore dhe për falsifikim të dokumenteve, sipas mediave spanjolle.

Ai do të përballet me gjobë dhe me pasoja ligjore për shkelje të rregullave të trafikut.

Të ngjashme