Enis Bardhi negativ për Covid-19, i gatshëm për “Euro 2020”

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Enis Bardhi do të jetë njëri prej shumë futbollistëve shqiptarë që këtë verë, do të shijojë Kampionatin Evropian.

Ai tashmë ka rezultuar përfundimisht negativ në testin e radhës për COVID-19 dhe është i lirë për t’iu bashkuar shokëve në stërvitje.

8 ditë para debutimit historik në Kampionatin Evropian, Bardhi do të ketë kohë të mjaftueshme që të përgatitet me ekipin.

Maqedonia e nis Evropianin historik kundër Austrisë me 13 qershor, më pas përballet me Ukrainën dhe në fund me Holandën.

Të ngjashme