Enrique e mbron Moratan para gazetarëve, tregon statistikat që e bëjnë më të mirë se Raul e Torres

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 10:39 | Nga Ekonomia Online

Alvaro Morata është duke u kritikuar për formën në “Euro 2020”, ani pse, Spanja ka zhvilluar vetëm një ndeshje deri më tani.

Sido që të jetë, s’ka rëndësi se çka ndodh jashtë, sepse Morata e ka mbështetjen e plot të Luis Enriques.

“Morata dhe 10 të tjerë”, tha dje Enrique, duke konfirmuar besimin që ka në sulmuesin e Juventusit.

Më pas, për t’i qetësuar mediat në raport me shkrimet kundër Moratës, Enrique doli para gazetarëve me statistika të sulmuesit, duke thënë se “këto e bëjnë më të mirë se Raul Gonzales dhe Fernando Torres”.

Vetëm David Villa në histori të Spanjës, ka realizuar më shumë gola se sa Morata pas 40 ndeshjeve të para me Spanjën. Alvaro numëron 19 gola me Spanjën.

Ai madje e bëri edhe më të mirë se sulmuesit më të mirë në botë, Mbappe, Benzema, Lewandowski, Lukaku, Bale… asnjëri prej tyre s’ka shënuar kaq gola sa Morata pas 40 ndeshjeve me Kombëtaret e tyre.

Të ngjashme