Enrique e shijon spektaklin që dhurojnë Thiago dhe Rodri

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 15:30 | Nga Ekonomia Online

Spanja po përgatitet për ndeshjen e dytë në “Euro 2020”, ku të besuarit e Luis Enrique kërkojnë fitoren e parë në këtë Evropian.

Klasi nuk mungon, andaj besojnë se do të fitojnë sonte nga ora 21:00.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes sonte me Poloninë, Thiago Alcantara dhe Rodrigo Hernández Cascante, i njohur si Rodri, kanë dhuruar spektakël.

Atë spektakël me topa të gjatë dhe prekje magjike, për pak e shijoi edhe trajneri, Enrique.

Thiago dhe Rodri, që të dy  pritet sonte të jenë titullar ku Spanjë kërkon tri pikë, pas barazimit me Suedinë. 

Të ngjashme