Enrique: Nuk kemi asgjë për të humbur kundër Juventusit

Prishtinë | 18 Pri 2017 | 19:06 | Nga

Luis Enrique, trajneri i Barcelonës para ndeshjes kthyese të çerekfinales në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit ka theksuar se ekipi i tij nuk ka asgjë për të humbur, pas rezultatit 3:0 në ndeshjen e parë në Torino.

Enrique ka deklaruar se ekipi i tij do të futet në fushë me idenë se ata tashmë janë eliminuar.

“Kjo do të thotë se nuk kemi asgjë për të humbur. Jemi të çliruar nga të gjitha presionet, sepse kundërshtari praktikisht ka gjysmëfinalen në xhep. Ata duhet të vendosin nëse do të sulmojnë apo do të mbrohen, dhe ky është një vendim i rëndësishëm. Nga ana tjetër ne kemi vetëm një opsion, dhe ky është sulm, sulm dhe sulm”, ka thënë Enrique.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme