Era e trofeve të Prishtinës

Prishtinë | 13 Jan 2019 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

Edicionin e nisi me trofe dhe synon ta mbyllë në të njëjtën mënyrë. Basketbollistja Era Shatri është mësuar me këtë në pesë vjetët e fundit, qëkur është pjesë e ekipit të parë të KB Prishtina.

Në fillim të këtij edicioni, basketbollistja që bart fanellën me numrin një, ngriti trofeun e Superkupës së Kosovës, pasi Prishtina si fituese e Kupës triumfoi ndaj kampionit të Ligës së Femrave në basketboll, Bashkimit.

Për Erën ky ishte trofeu u parë i Superkupës në karrierë si seniore, pasi deri më tani ka fituar vetëm tituj dhe kupa të Kosovës.

20-vjeçarja është kyç në pesëshen e parë të Prishtinës dhe njëra prej lojtareve më të mira në Kosovë në rolin e saj. Era (183 cm) luan në pozitat 3 dhe 4 dhe për një periudhë ka qenë edhe kapitene e ekipit me gjithë moshën e re.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme