Erdoan e Arsim Vitaku drejtojnë ndeshje para 4200 shikuesve

Prishtinë | 15 Pri 2018 | 14:37 | Nga

Plot 4215 shikues ishin të shtunën mbrëma në palestrën në Craiova të Rumanisë, në ndeshjen e hendbollisteve mes SCM Craiova dhe Kastamonu Belediyesi GSK të Turqisë.

Ndeshjen e luajtur në një ambient të rrallë sportiv, me shumë sukses e drejtuan gjyqtarët e hendbollit nga Kosova, Erdoan e Arsim Vitaku. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme që i takoi gjysmëfinales së Kupës së EHF-së.

Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 18:18, por SCM Craiova shkoi tutje. Ekipi rumun e fitoi me një gol dallim, 23:22 ndeshjen e parë të luajtur më 7 prill në Kastamonu të Turqisë. Craoiva për herë të parë do të luajë në finale të ndonjë kupe evropiane.

Çifti Vitaku ka kohë që është vazhdimisht prezent nëpër ndeshje e ngjarje ndërkombëtare. Tashmë FHK-ja i ka katër çifte të gjyqtarëve të EHF-së dhe dy delegatë të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Erdoan e Arsim Vitaku pritet të referojnë edhe në kampionatin evropian U-20 që do të mbahet në Slloveni gjatë muajit gusht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme