Erërat e forta shtyjnë garimin e skitarit kosovar

Pyeong Chang | 11 Shk 2018 | 00:43 | Nga

Shtyhet gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari kosovar, Albin Tahiri, në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang2018.

Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, në një postim në Facebook.

Shkak për shtyrjen janë bërë erërat e forta të cilat po mbretërojnë në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut.

Sipas organizatorëve, gara nuk do të mbahet sot, kurse dita e mbajtjes së saj do të vendoset më vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme