Eriksen arrin marrëveshje me Unitedin

Prishtinë | 04 Kor 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Christian Eriksen ka pranuar verbalisht t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Eriksen i ka komunikuar United se dëshiron të luajë në “Old Trafford” dhe është i përgatitur të pranojë propozimin e tyre për një marrëveshje trevjeçare.

Tashmë ka nisur procesi i hartimit të kontratave dhe nëse kjo finalizohet, playmakeri 30-vjeçar do të duhet të kalojë testet mjekësore, raporton The Athletic, transmeton Klankosova.tv.

Eriksen ka luajtur më parë për Tottenham Hotspur midis 2013 dhe 2020.

Ai ka zhvilluar 226 paraqitje në Premier League dhe shënoi 51 gola për skuadrën veriore të Londrës.

Të ngjashme