Eriksen kthehet në shënjestrën e Real Madrid

Prishtinë | 01 Sht 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Pas dështimit për ta përvetësuar sulmuesin Neymar, skuadra Real Madrid tani është përqendruar në mesfushorin danez, Christian Eriksen.

Gjigantët spanjollë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të nënshkruar kontratë me Neymar, mirëpo ky i fundit nuk arriti t’i bindë përfaqësuesit e PSG-së për një transferim, shkruan Goal.

Sipas Mirror, kontrata e Christian Eriksen në Tottenham pritet të skadojë në fund të këtij sezoni dhe Real Madrid është duke u munduar që ta shfrytëzojë këtë mundësi.

https://www.youtube.com/channel/UC8q6uIY5yCOXu67YuU1BfSQ?feature=embeds_subscribe_title

Të ngjashme