Eriksen ndryshon mendje, do që të mbetet te Spurs

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori danez, Christian Eriksen, tani duket të jetë i vendosur që të mbetet me Tottenham Hotspur, pavarësisht se donte transferimin te Real Madridi ose Barcelona.

Mediumi britanik, Daily Mail, ka raportuar që shpresat e tij janë zbehur pas dështimit të ofertave nga dy gjigantët spanjollë, dhe nuk pritet të ndodhë diçka konkrete në këto ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

27 vjeçari është në vitin e tij të fundit të kontratës, dhe mund të largohet si agjent i lirë në fund të këtij sezoni.


Të ngjashme