Eriksen: Nuk njoh futbollist që i thotë jo Barcelonës

Prishtinë | 05 Qer 2017 | 19:08 | Nga

Christian Eriksen ka thënë se nuk ka lojtar që do ta refuzonte Barcelonën. Danezi është i lidhur me një kalim te Barcelona në javët e fundit, ndërsa edhe ish futbollistë të këtij klubi e kanë rekomanduar.

Mesfushori i Tottenhamit që doli në vendin e dytë në kampionat me skuadrën e tij ka nënshkruar kontratën e re me klubin në shtator të 2016.

Eriksen ka folur për këtë situatë në mediat e vendit të tij. “Kam kontratë me Tottenhamin edhe për shumë vite”.

Ai tregon që kishte qenë në prova kur ishte i ri, po që nuk io kaloi duke u bashkuar pastaj me Ajaxin.

“Isha atje para disa kohës, por nuk isha aq i mirë. Barcelona është një klub i madh. Nuk besoj që ka lojtar që i thotë jo Barcelonës”.

“Në të ardhmen e shoh vetën në nivelin më të lartë. Për këtë ëndërrojë. Mund të jem pas dy ose tri vitesh”, ka thënë lojtari.

Ai ka shënuar 12 gola në këtë kampionat, por ka dhënë 15 asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme