Eriksen: Tani është koha për të shkruar histori të re të Interit

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Christian Eriksen ka thënë se ai është akoma duke u futur brenda në traditën e Interit, por gjithashtu shtoi se ka ardhur koha që ata të shkruajnë histori të re.

Eriksen iu bashkua Interit nga Tottenham Hotspur në janar, por lëvizja e tij shpejt përkoi me pandeminë e coronavirusit, e cila ndaloi ekipet e Serie A të luanin për tre muaj.

Tani pas rikthimit të futbollit, ylli danez ka folur me elozhe për të luajturit për Interin dhe shpreson të shkruajnë histori të re.

“Të jesh përsëri në fushë është e bukur. Protokolli imponon rregulla që në mënyrë të pashmangshme ju bëjnë të përjetoni ndeshje në mënyrë ndryshe nga më parë. Na mungojnë tifozët në stadium”, ka thënë fillimisht Eriksen.

“Babai im ka qenë gjithmonë trajneri im. Ai më mësoi gjithçka: për shembull të luajturit me dy këmbë. Më thoshte të luaja në kopsht, duke shkelmuar pak me këmbën time të djathtë dhe pak me të majtën, ose më bënte të luaja 10 pasime me të djathtën dhe 10 me të majtën”.

“Unë isha i talentuar. Të jesh djali i trajnerit do të thoshte se kisha sytë mbi mua. Pritjet për mua kanë qenë gjithmonë të larta: Kishte më shumë përgjegjësi dhe presion ndaj meje, por mua më pëlqente kjo. Kam qenë gjithmonë i lumtur që luaja për diçka”.

“Nuk kam parë shumë Milanon për shkak të bllokimit, por nga ajo që kam parë deri më tani duhet të them se është një qytet i bukur, ku mund të marrësh frymë qartë pasionin e tifozëve për futbollin dhe, veçanërisht, ngrohtësia e tifozëve të Interit, të cilët dinë të transformojnë ndeshjet kur janë në stadium”.

“E di, duke folur statistikisht, nivelet e performancës sime ishin shumë të mira në Angli, por nuk i shikoj aq shumë numrat sa bëj për sa i përket asaj që mund të jap në fushë”.

“Para se të vija në Serie A, natyrisht, gjithmonë e lidhja Interin me vitin që fituan tripletën: ishte viti 2010, unë admiroja arritjet e tyre të bujshme dhe më pas u përballa me disa prej lojtarëve të tyre në Kupën Botërore në Afrikën e Jugut, ku isha vetëm 18 vjeç. Ishte çmenduri”.

“Hap pas hapi, unë jam duke u futur në traditën e këtij klubi, por tani është koha për të shkruar histori të re”, përfundoi ylli danez.

Të ngjashme