Erikseni dëshiron largimin, Tottenhami synon ta mbajë

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend ta lejojë largimin e Christian Eriksenit.

Sipas mediave në Ishull, drejtuesit e klubit janë duke planifikuar t’i ofrojnë kontratë të re Erkisenit.

Vetë lojtari ka bërë të ditur dëshirën për t’u larguar nga londinezët për të provuar një aventurë të re.

Nga ana tjetër, madrilenët thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro për danezin.

27-vjeçari ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2020.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme