Erikseni lajmërohet nga spitali: Jam mirë, faleminderit për mesazhet e ëmbla nga e gjithë bota

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Christian Eriksen ka thënë se ndihet mirë dhe se dëshiron të shprehë falënderim ndaj të gjithë atyre që i dërguan mesazhe mbështetëse, pas arrestit kardiak që e pësoi në fushë të shtunën në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në Kampionatin Evropian 2020.

Erikseni pësoi arrest kardiak në fushë në përfundim të pjesës së parë mes Danimarkës dhe Finlandës në ndeshje hapëse të Grupit B në Euro 2020 të shtunën dhe u rikthye në jetë me defibrilator nga ekipi mjekësor i kombëtares.

Ai u shpëtua mrekullisht nga mjekët e ekipit kombëtar të Danimarkës që i dhanë tretman emergjent në fushë dhe tani ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

29-vjeçari njoftoi se ndihet mirë, por do të vijojë të qëndrojë në spital për t’iu nënshtruar testeve shtesë për ta mësuar shkaktarin që çoi deri tek arresti kardiak.

Në postimin e tij të parë në rrjetet sociale që prej incidentit, Erikseni shkroi:

“Përshëndetje të gjithëve. Një falënderim i madh për mesazhet dhe përshëndetjet e mahnitshme dhe të ëmbla nga e gjithë bota, do të thonë shumë për mua. Unë jam mirë, nën këto rrethana. Ende duhet t’iu nënshtrohem disa ekzaminimeve në spital, por ndihem mirë.

Ai shtoi: “Tani, unë do të bëj tifo për djelmoshat e ekipit të Danimarkës për ndeshjet e radhës. Luani për të gjithë Danimarkën. Gjithë të mirat, Christian.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme