Erikseni pritet të kthehet te Tottenhami

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Christian Eriksen me shumë gjasa do të kthehet te Tottenhami pas një viti të kaluar te skuadra e Interit.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Tottenhami po insiston në kthimin e Eriksenit, i cili do ta zëvendësonte anglezin Dele Alli që pritet të transferohet te Paris Saint-Germaini gjatë këtij muaji.

Tek Interi ka kohë që kanë konfirmuar se Erikseni nuk bën pjesë në planet e trajnerit Antonio Conte dhe për këtë arsye do të largohet nga ekipi italian gjatë afatit kalimtar të janarit.

Eriksen në janar të vitit të shkuar iu bashkua Interit nga Tottenhami për 27 milionë euro, por nuk bindi me paraqitjet e tij. Ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka 13 paraqitje në të gjitha garat. Para se t’i bashkohej Interit, Eriksen për shtatë vite ishte pjesë e Tottenhamit.

Të ngjashme