Erling Haaland mund të transferohet në një nga klubet e Mançesterit

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Erling Haaland po largohet nga Borussia Dortmund, transmeton EkonomiaOnline.

Sipas Max Bielefeld të Sky, ka 90% mundësi që sulmuesi të largohet nga skuadra e Bundesligës në vitin 2022. Real Madridi është tërhequr nga gara për të nënshkruar lojtarin, duke lënë Manchester Cityn si destinacionin më të mundshëm, sipas gazetarit.

Paris Saint-Germain është gjithashtu në garë për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez, veçanërisht duke pasur parasysh largimin e afërt të Kylian Mbappe. Chelsea, gjithashtu, ka regjistruar interes – edhe pse nënshkrimi i Romelu Lukaku verën e kaluar mund t’i ketë dhënë fund kësaj lidhjeje.

Megjithatë, duket sikur Haaland mund të lidhet me Mançesterin në çdo mënyrë.

Golashënuesi kërkohet nga Manchester United si dhe City dhe me Ralf Rangnick në krye, ka një shans që Haaland të transferohet në Old Trafford. Rangnick thuhet se është i afërt me babanë e Haaland, Alf-Inge, i cili luajti për Manchester City gjatë karrierës së tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme