Espanyol – Barcelona, formacionet zyrtare të derbit të zjarrtë lokal

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 15:19 | Nga

Espanyoli dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Blaugranët janë mysafirë të rivalëve të mëdhenj të Espanyolit, në ndeshjen derbi të javës së 22-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje këtë sezon në La Liga dhe dëshiron ta vazhdojë serinë pozitive me një fitore ndaj rivalëve lokal.

Në anën tjetër, Espanyoli, mban inat nga eliminimi i javës së kaluar në Copa del Rey dhe dëshiron t’ia kthej Barçës në këtë ndeshje kampionale.

Valverde ka bërë disa ndryshime me Lionel Messin në bankë dhe Philippe Coutinhon që luan nga minuta e parë, ndërsa trajneri i Espanyolit starton me formacionin më të mirë.

Espanyol: Lopez, Navarro, Aaron, Naldo, Victor; David Lopez, Granero, Darder; Juarado, Baptistao;Moreno.

Barcelona: Ter-Stegen; Semedo, Pique, Umtiti, Digne; Busquets, Paulinho, Iniesta; Coutinho; Paco Alcacer, Suarez;

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme