Ethet e Botërorit po ndihen edhe në fshatrat ruse

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 12:08 | Nga

Dimitri Strazhkov ëndërron të bëhet futbollist profesionist te CSKA Moska dhe një ditë të ftohet te përfaqësuesja e Rusisë.

Djaloshi 15-vjeçar së bashku me djem të tjerë të të gjitha moshave stërviten çdo ditë në një fushë të vogël në fshatin Aleksandrovka, që është ndërtuar pesë vjet më parë si dhuratë nga qyteti Samara.

E vendosur në zemër të fshatit me rreth 1.500 banorë dhe me statujën e themeluesit të shtetit Sovjet, Vladimir Lenin duke shikuar nga ajo, fusha shërben për komunitetin si një vend për tinejxherët për të shprehur veten dhe si një vendtakim për banorë të rinj e të vjetër, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Për fëmijët në fshat, fusha e futbollit është qendër e shumë marrëdhënieve të ngushta të krijuara nga ta.

“Ne të gjithë e njohim njëri-tjetrin, shkruajmë në rrjete sociale apo trokasim nëpër dyer të njëri-tjetrit. Më pas pajtohemi në një kohë të caktuar që të dalim për të luajtur në fushë”, thotë Strazhkov.

Në fushë lojtarët mundohen të imitojnë shkathtësitë e heronjve të tyre që po shohin në televizor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme