Eto’o: Do të vdes interist

Prishtinë | 17 Maj 2020 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ish-sulmuesi i Interit, Samuel Eto’o, ka thënë se do të jetë interist deri në vdekje dhe shpjegon sesi Jose Mourinho e kishte bindur t’i bashkohej zikaltërve nga Barcelona më 2009.

Eto’o iu bashkua Interit në verën e vitit 2009 si pjesë e një marrëveshje për kalimin e Zlatan Ibrahimovicit në Barcelonë. Sulmuesi nga Kameruni i shënoi 53 gola në dy sezone, duke e fituar tripletën më 2010.

“Nëse bëhesh interist një herë, do të vdesësh i tillë. Kështu është”, tha Eto’o për Gazzetta dello Sport.

“Jose Mourinho më bindi mua në mënyrë të thjeshtë: ai ma dërgoi një fanellë të Interit më numrin 9 dhe më shkroi ‘është e juaja, po të pret ty’”, tregoi ai.

“Më pas më telefonoi presidenti Massimo Moratti dhe, me një frëngjishte të përkryer, më tha: ‘Eto’o më beso: do të kalosh mrekullueshëm në Inter, do të ndihesh si në shtëpinë tënde’. Ai kishte të drejtë”, shtoi ai. 

Të ngjashme