Etrit Berisha në Napoli?

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 15:41 | Nga

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, mund të jetë pasues i Pepe Reinas te Napoli.

Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë duket se të dyja skuadrat do të përballen sërish. Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët.

Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën. Një gjë të tillë e vertetoi edhe në sfidën ndaj Napolit.

Drejtuesit e klubit jugor, kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor. Kjo nuk është hera e parë që prishtinaliu kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj, raporton SS.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit. Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme