Etrit Berisha, portieri me më së shumti pritje në Serie A

Prishtinë | 17 Shk 2020 | 18:11 | Nga Ekonomia Online

Etrit Berisha është duke kaluar një sezon mjaft të mirë me skuadrën e SPAL.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është zgjedhja e parë në skuadrën e tij, dhe besimin e trajnerit ai po arrin ta justifikojë mjaft mirë.

Sipas statistikave të ‘OptaPaolo’, Berisha është portieri me më së shumti pritje në Serie A, transmeton lajmi.net.

Berisha ka regjistruar plot 102 pritje gjatë këtij sezoni në kampionatin elitar të fubollit italian.

Formë të lartë po kalon edhe shoku i tij te Kombëtarja e Shqipërisë, Thomas Strakosha, i cili luan me Lazio, po ashtu në Serie A. Konkurrenca për titullarin te kombëtarja ‘Kuqezi’ do të jetë e fortë.

Të ngjashme