Etrit Berisha shfaqet në formë

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 16:28 | Nga

Etrit Berisha është gati për kampionatin dhe Europën. Ky është vlerësimi i “Gazetta dello Sport” për paraqitjen e portierit shqiptar në miqësoren me Lille.

Atalanta e fitoi me rezultatin 1 – 0 dhe Berisha u tregua vendimtar me pritjet e njëpasnjëshme të Depreville dhe Araujo.

Portieri i Kombëtares tregoi siguri para tifozëve të tij në Bergamo. Etrit Berisha kaloi përfundimisht te Atalanta gjatë merkatos së verës.

Ai bindi gjatë kampionatit të kaluar ku ishte në huazim te bergamaskët, që do të luajnë në grupet e Europa League.

Atalanta mungonte në turnetë kontinentalë prej 26 vitesh. Skuadra e Etrit Berishës pret shortin e 25 gushtit për të njohur kundërshtarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme