Euro 2020: Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen sonte – spektakël

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Futbolli evropian do të jetë i mbushur me spektakël gjatë kësaj mbrëmje.

Vëmendja jonë sigurisht që qëndron tek ndeshja Kosovë – Angli, por sonte do të ketë edhe disa ndeshje të tjera interesante, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, ndalemi në Shqipëri, ku vëllezërit tanë do të kenë një test aq të vështirë sa ne, kur përballë do të kenë Francën, në stadiumin e ri, me motivin për të nisur gjithçka mbarë.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Ukarinës se kualifikuar dhe Serbisë që synon kualifikimin, por me gjasat minimale, pasi kundërshtari i tyre, Portugalia, luan kundër Luksemburgut.

Në Grupin e Kosovës do të luhet edhe ndeshja mes Bullgarisë dhe Çekisë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha ndeshjet që do të luhen sonte, dhe orarin e tyre.

15:00 Serbi – Ukrainë
15:00 Luksemburg – Portugali
18:00 Kosovë – Angli
18:00 Bullgari – Republika e Çekisë
20:45 Shqipëri – Francë
20:45 Andorrë – Turqi
20:45 Moldavi – Islandë

Të ngjashme