Euro 2020 në nëntor, kampionatet e Kupat nga maji në 30 qershor

Prishtinë | 16 Mar 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Zyrtarizimi pritet të martën, kur në videokonferencë UEFA të shpalosë për 55 Federatat kombëtare e enteve përfaqësues të Ligave, klubeve e futbollistëve projektin e ri për Euro 2020, shtyrja e të cilit tashmë është e sigurt.

Idea, sipas asaj që bën të ditur ‘Corriere della Sera’, është ajo për të spostuar turneun kontinental në 23 nëntor e për ta mbyllur në 23 dhjetor (datat aktuale 12/6-12/7), duke paraprirë kështu atë që do të ndodhë në Botërorin e Qatar 2022, kur për të evituar nxehtësinë e madhe do të luhet në dimër.

Në këtë pikë, kampionatet kombëtare mund të rihapen e më e rëndësishme të kenë një konkluzion. Data e hipotezuar për kthimin në fushë është ajo e 2 majit: nga këtu do të nisë një tur force për të luajtur rikuperimet e javëve që mbeten në kalendar.

Shtyrja përtej 30 qershorit në fakt do të sillte një tjetër problem, atë të devijimit të rregullave për lojtarët në skadencë kontrate. Ndërsa për Kupat e Europës janë parashikuar disa zgjidhje për të reduktuar numrin e ndeshjeve: nga ‘final four’, tek ‘final eight’, me çerekfinale e gjysmëfinale me ndeshje teke.

Hipoteza në letër e në mendjen e atyre që qeverisin futbollin, por emergjenca Coronavirus mbetet mbi të gjitha.

Të ngjashme