EURO 2020: Rruga e Kosovës drejt kualifikimit

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Këtë muaj, ekipi kombëtar i Kosovës debutoi për herë të parë në histori në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Kosova i ka dy mundësi për t’u kualifikuar në EURO 2020. Fillimisht, “Dardanët” do të tentojnë ta zënë një vend në këtë garë përmes kualifikimit nga grupi.

Nëse dështon në këtë tentim, atëherë skuadra e Bernard Challandes e ka edhe një mundësi tjetër, përmes play-offs, ku e siguroi një vend me triumfin në Grupin D3 të Ligës së Kombeve.

Rruga e plotë e Kosovës drejt kualifikimit në EURO 2020:

Këtë herë nuk do të kualifikim automatik në Evropian dhe të gjitha 55 kombëtaret anëtare të UEFA-s, përfshirë këtu edhe 12 skuadrat që do të jenë nikoqire të këtij turneu, duhet të garojnë për t’u bërë njëra ndër 24 skuadrat pjesëmarrëse në EURO 2020.

Pasi që qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Evropianit u caktuan nga UEFA në shtator të vitit 2014, para se të fillonte zhvillimi i ndeshjeve kualifikuese, vendet nikoqire të këtij turneu mos të mos kualifikohen.

Gara inauguruese e UEFA-s, Liga e Kombeve, do të luajë rol të rëndësishëm në këtë garë, pasi që katër nga 24 vendet në EURO 2020 do të vendosen përmes play-offs të kësaj gare.

Kosova e filloi rrugën tradicionale të kualifikimit për Evropian këtë muaj dhe ky rrugëtim do të përfundojë në nëntor të këtij viti. Këto ndeshje kualifikuese të grupeve do të zhvillohen në mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor.

20 nga 24 kombëtaret në EURO 2020 do të vendosen përmes këtyre grupeve. Në këtë fazë, ekipet kombëtare janë të ndara në dhjetë grupe, pesë prej të cilave me nga pesë kombëtare e pesë të tjera me nga gjashtë.

Kosova është në grup me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Malin e Zi. Kosova do të duhet ta zë njërin prej dy vendeve të para në Grupin A për t’u kualifikuar në Evropian përmes kësaj rruge.

Nëse Kosova ka baras pikë me ndonjërën skuadër tjetër në Grupin A, atëherë kombëtarja që do të kualifikohen për EURO 2020 do të vendoset përmes kritereve të mëposhtme:

  • 1. Numri më i madh i pikëve të grumbulluara nga përballjet direkte mes dy skuadrave në fjalë;
  • 2. Diferenca më e madhe në gola të shënuar dhe gola të pranuar nga përballjet direkte mes dy skuadrave në fjalë;
  • 3. Numri më i madh i golave të shënuar në përballjet direkte mes dy skuadrave në fjalë;
  • 4. Numri më i madh i golave të shënuar si mysafir në përballjet direkte mes dy skuadrave në fjalë;

Nëse këto kritere nuk e përcaktojnë skuadrën që duhet të kualifikohet, atëherë kriteret aplikohen për të gjitha ndeshjet e zhvilluara në fazën e grupit, e jo vetëm përballjet direkte. Nëse as kjo metode nuk e gjen fituesit, atëherë aplikohen kriteret e mëposhtme:

  • Numri më i madh i fitoreve në të gjitha ndeshjet e grupit
  • Numri më i madh i fitoreve si mysafir në të gjitha ndeshjet e grupit
  • Më pak pikë për sjellje të keqe në ndeshjet e grupit (një pikë fitohet për një karton të verdhë, tre pikë për karton të kuq për shkak të dy kartonëve të verdhë, tre pikë për karton të kuq drejtpërdrejte, katër pikë për karton të verdhë menjëherë pas kartonit të kuq)
  • Pozita në rangimet e Ligës së Kombeve

Nëse Kosova nuk arrin ta zë njërin prej dy vendeve të para në fazën e grupeve, atëherë ajo do ta ketë mundësinë të kualifikohet në EURO 2020 përmes play-offs, të cilat do të zhvillohen në mars të vitit 2020 dhe do t’i caktojnë katër pjesëmarrësit e fundit.

Për dallim nga vitet e kaluara, vendet pjesëmarrëse në play-offs nuk do të përcaktohen nga rezultatet e arritura në fazën e grupeve të kualifikimeve për Evropian. Këtë herë, play-offs do të ketë për secilën Ligë të Ligës së Kombeve.

Kosova kishte triumfuar në Grupin 3 në Ligën D dhe për këtë arsye do të garojë në play-offs kundër tri kombëtareve të tjera që triumfuan në grupet e tjera të Ligës D. Në gjysmëfinale të play-offs, “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë, ndërsa në finale mund të përballen me fituesin e gjysmëfinales tjetër, mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Nëse fituesi i play-offs e kishte siguruar kualifikimin në Evropian përmes fazës së grupeve, atëherë vendi në EURO do t’i takojë ekipit tjetër me rangimin më të mirë nga e njëjta ligë.

Gjysmëfinalet dhe finalja do të përcaktohen vetëm nga një ndeshje dhe Kosova do të luajë si mysafir në gjysmëfinale. Nëse arrijnë të kualifikohen në finale, “Dardanët” mund ta luajnë atë ndeshje në “Fadil Vokrri” pasi që vendi nikoqir vendoset me short.

Katër ekipet kombëtare që shpallen fituese të play-offs, një nga secila Ligë e Ligës së Kombeve, do t’i bashkohen 20 ekipeve kombëtare që u kualifikuan në EURO përmes fazës së grupeve.

Kampionati Evropian do të zhvillohet nga 12 qershori i vitit 2020 deri më 12 korrik. 24 ekipet kombëtare do të garojnë në 12 stadiume të cilat gjenden në 12 vende të ndryshme të Evropës. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme