Europiani 2021, hidhet shorti i kualifikueseve në basketboll

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Kombëtaret shqiptare të Basketbollit për femra dhe meshkuj mësuan fatin e tyre për kualifikueset e kampionateve Europiane të kësaj disipline në 2021. Për femra, faza finale e Eurobasketit do të zhvillohet në Spanjë dhe Francë, dy ekipet finaliste të evropianit të këtij viti. Për kombëtaren shqiptare të Femrave shorti i këtyre kualifikueseve ishte i pamëshirshëm. Jemi në të njëjtin grup me Serbinë kampione e Evropës në 2015, në grupin E ku janë edhe Lituania dhe Turqia. Ndeshjet kualifikuese të Eurobasketit të Femrave do të nisin në 10 nëntor të këtij viti dhe do të mbyllen në shkurt të vitit 2021.

Përsa i përket Eurobasketit të meshkujve, faza finale e të cilit do të luhet në Gjermani, Ceki, Gjeorgji dhe Itali, kombëtarja shqiptare do të luajë fillimisht në raundin e tretë paraeliminator për të tentuar hyrjen në fazën kualifikuese. Kuqezinjtë janë në një grup me Bjellorusinë dhe Danimarkën. Ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen me sistem vajtje ardhje dhe do të luhen në datat 3-21 gusht. Nëse Kombëtarja shqiptare do të fitojë grupin e saj, në kualifikueset për fazën finale të Eurobasketit do të jetë në Grupin C së bashku me Cekinë, belgjikën dhe Lituaninë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë në raundin e tretë paraeliminator me Luksemburgun dhe Britaninë e madhe dhe në rast suksesi do të përvballet me Gjermaninë, Malin e Zi dhe Francën në Grupin G të kualifikuesve të Evropianit./Top Channel

Të ngjashme