Everton në bisedime me Juventusin për Moise Kean

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Everton i ka nisur bisedimet me Juventusin për transferimin e Moise Kean, dhe pritet që t’i vazhdojë ato në orët në vazhdim në mënyrë që ta përmbyllë marrëveshjen për italianin, shkruan Goal.

Drejtori i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici, aktualisht po shikon që ta tëhollojë skuadrën, pasi ka shpenzuar mbi 100 milionë euro në transfere si Matthijs de Ligt, Luca Pellegrini dhe Merih Demiral.

Burimet afër me këto negociata thonë që klubi anglez tashmë ka qenë në kontakt me Bardh e Zinjtë, lidhur me transferimin e tij, dhe nuk po zmbrapsen nga shuma prej 40 milionë eurosh + bonuseve që ia kanë vënë 19 vjeçarit.

Të ngjashme