Evertoni do ta lejojë Walcottin të largohet

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 16:42 | Nga Ekonomia Online

Theo Walcott, nuk do të jetë pjesë e Evertonit në sezonin e ri. Klubi nga Liverpooli, do ta lejojë largimin e 32-vjeçarit në fund të këtij edicioni, shkruan “Football Insider”.

Sulmuesi i krahut është i huazuar te Southamptoni deri në fund të kampionatit. Por, në fund të qershorit i skadon kontrata me Evertonin dhe do të mbetet lojtar i lirë.

Walcotti është paraqitur në 19 ndeshje të Ligës Premier me Southamptonin dhe ka shënuar dy gola. Si lojtar, Walcotti është rritur te Southamptoni, kurse karrierë ka bërë edhe tek Arsenali. Ai ka edhe 47 ndeshje me përfaqësuesen e Anglisë, ku ka shënuar tetë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme