Evertoni duhet ta dyfishojë ofertën për Koulibalyn

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Klubi anglez i kishte ofruar 34 milionë euro dhe oferta e tij është refuzuar menjëherë. Napoli i kërkon së paku 60 milionë euro

Napoli e ka refuzuar ofertën e parë të Evertonit për Kalidou Koulibalyn. Klubi italian ka kërkuar nga klubi i Premierligës që ta dyfishojë ofertën, nëse e do në ekip lojtarin. Evertoni i kishte ofruar 35 milionë euro plus bonuse, varësisht nga performancat, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, klubi nga Serie A nuk e ka ndërmend ta shesë qendërmbrojtësin stabil për një shifër më të ulët se 60 milionë. Kontrata e Koulibalyt me Napolin do të skadojë në qershor të vitit 2023. Interesim për futbollistin afrikan kanë shfaqur edhe dy klubet nga Manchesteri.

Edhe lojtari është i interesuar për t’u larguar nga Napoli për një eksperiencë të re. Madje, edhe vitin e kaluar ai ishte shumë pranë transferimit në Premierligë.

Të ngjashme