Evertoni – Man City formacionet zyrtare

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Evertoni dhe Manchester City kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme çerekfinale të Kupës FA.

Qytetarët janë mysafir të Toffes në takimin e vetëm në këtë fazë, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Goodison Park nga ora 18:30.

Ekipi i Pep Guardiolas udhëton te Evertoni pasi ka eliminuar Sëansea Cityt një fazë me herët dhe synon fitoren e radhës dhe kualifikimin në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, ekipi i Carlo Ancelottit vjen nga një fitore e madhe ndaj Tottenham Hotspur të Jose Mourinhos dhe synon gjithashtu të kalojë tutje në fazën tjetër.

Guardiola ka vendosur t’i bëjë shumë ndryshime për këtë ndeshje, ndërsa Ancelotti luan me më të mirët.

Everton: Virginia; Godfrey, Holgate, Mina; Coleman, Allan, Gomes, Digne; Siggurdsson; Richarlison, Calvert-Lewin;

Man City: Steffen, Walker, Dias, Laporte, Zinchenko, Fernandinho (C), Gundogan, Bernardo, Sterling, Foden, Jesus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme