Evertoni me fitore spektakolare ndaj WBA-së

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Një ndeshje spektakolare kanë sjellë Evertoni dhe WBA-ja në xhiron e dytë të Premier Ligës, me vendasit që shënuan fitore prej 5 me 2.

Skuadra e Carlo Ancelottit mori edhe tre pikë tjera, pas fitores në xhiron e parë ndaj Tottenhamit, transmeton KOHA.

WBA-ja kaloi e para në epërsi kur po luhej minuta e dhjetë e ndeshjes. Ishte Diangana ai që shënoi pas asistimit nga Pereira.

Evertoni u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar dy herë radhazi. Calvert Lewin shënoi në minutën e 31 dhe James Rodriguez shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë të kohës së rregullt.

E në kohën shtesë të pjesës së parë WBA-ja mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi me të kuq u ndëshkua Gibbs. Kurse mbeti edhe pa trajnerin Slaven Biliq, i cili gjithashtu u ndëshkua me të kuq.

Këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi shumë mirë Evertoni duke shënuar edhe tri gola në pjesën e dytë.

Në minutën e 47 WBA-ja arriti të shënojë golin e barazimit përmes Pereiras.

Por, Keane e riktheu epërsinë e Evertonit duke shënuar në minutën e 54.

Më pas Calvert-Lewin shënoi edhe dy herë, për ta kompletuar “hat-trickun”.

Evertoni momentalisht është lider me gjashtë pikë, derisa WBA-ja pas dy xhirove është pa pikë.

Të ngjashme