Evertoni pas Pjaniqit

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Skuadra nga Premier League, Evertoni ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, boshnjakut Miralem Pjaniq ka njoftuar të enjten “TodoFichajes”.

Pjaniq pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ronald Koeman.

Në fakt, Barça është e gatshme ta lë të lirë Pjaniqin, nëse merr një ofertë deri në 40 milionë euro.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti e sheh Pjaniqin si përforcim të duhur për sezonin tjetër në mesfushë dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që të shohin mundësinë e transferimit të tij.

Pjaniq 31-vjeçar para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Barçës nga Juventusi dhe me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2024.

Këtë sezon, Pjaniq ka 28 paraqitje me fanellën e skuadrës spanjolle.

Të ngjashme