Evertoni pranë transferimit të Coutinhos

Prishtinë | 30 Pri 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i Evertonit po shihet favorit për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, brazilianit Philippe Coutinho. Madje, tabloidi anglez “The Sun” ka njoftuar të premten se Evertoni pothuajse ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e Coutinhos në fund të këtij sezoni.

Thuhet se Evertoni ka ofruar 45 milionë euro për Coutinhon dhe Barcelona është e gatshme ta pranoj një ofertë të tillë për shkak se nuk llogarit në shërbimet e mesfushorit brazilian. Coutinho te Evertoni po shihet si përforcim i madh për sezonin tjetër. Coutinho këtë edicion ka shënuar tri gola në 14 paraqitje për Barcelonën kurse është përballur edhe me lëndime të shumta. Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Bayerni, Liverpooli, Interi e Espanyoli.

Të ngjashme