Evropiani i femrave shtyhet për korrik të vitit 2022

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 15:16 | Nga Ekonomia Online

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka konfirmuar se Kampionati Evropian në futboll të femrave do të luhet në Angli nga 6 deri më 31 korrik të vitit 2022. Kampionati, që ishte paraparë të mbahej verën e vitit të ardhshëm, është shtyrë për një vit, si pasojë e ndryshimit të kalendarit të garave shkaku i Coronavirusit.


“Kur u desh të merrnim vendimin urgjent për të shtyrë Kampionatin Evropian të vitit 2020, n e gjithmonë ishim në dijeni ndikimin që do të kishte në Evropianin 2021 të femrave. Ne kemi shqyrtuar me kujdes të gjitha opsionet, me prioritetin për të rritur futbollin e femrave. Duke lëvizur Evropianin e femrave për një vit, ne jemi përkujdesur që ky të jetë turneu i vetëm i madh në verën e atij viti, duke pasur skenën që meriton”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin.

UEFA po ashtu ka vendosur të paguajë menjëherë klubet që kanë liruar lojtarët për ciklin eliminator për Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve, ndonëse ishte paraparë të ndodhte kjo pas plejofit që është shtyrë shkaku i koronavirusit. Mësohet se 676 klube nga 55 federata nacionale do të përfitojnë.

Të ngjashme