F1, Bottas niset i pari në Brazil

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Valtteri Botas është fituesi i provave të para të lira në Çmimin e Madh të Brazilit në Botërorin e Formula 1.

Piloti finlandez bëri një paraqitje fantastike në sesionin e dytë të provave të lira duke e përshkuar pistën e Interlagos me kohën 1 minutë 8 sekonda e 846 të mijtat.

Bottas la në vendin e dytë në këtë sesion shokun e tij të skuadrës, Hamilton me vetëm 3 të mijtat më shumë, ndërkohë që shumë pranë ishte edhe Ferrari i Sebastian Fetel me 73 të mijtat më shumë se Bottas, ndërkohë që pas tij ishin dy makinat Red Bull të Maks Vershtappen dhe Daniel Riçiardos, ndërsa Raikkonen nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë.

Vlen të theksohet se Riçiardo u penalizua me 5 pozicione për garën e së dielës për shkak të ndërrimit të turbokompresorit që mori flakë në Çmimin e Madh të Meksikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme