Fabiana Bytyqi do të luftojë për titull bote

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 09:32 | Nga

Boksierja kosovare Fabiana Bytyqi do të ketë rastin e saj për të fituar një titull të madh të botës në boksin profesionist.

Fabiana, që jeton dhe zhvillon karrierën në Çeki, do të ndeshet më 22 shtator në Usti nad Labem të Çekisë me britaniken Denise Castle për titullin WBC në kategorinë atom (46.27 kilogramë), transmeton Koha Ditore.

Për 22-vjeçaren do të jetë lufta e 14-të në boksin profesionist, ndërsa i ka fituar 13 meçet e deritashme, prej tyre pesë me nokaut. Ajo gjatë karrierës ka fituar titull të botës për të reja në versionin WBC dhe po ashtu titullin WBC Silver.

Kundërshtarja e Bytyqit është britanikja 46-vjeçare Denise Castle, që ka vetëm tri meçe në boksin profesionist. Ajo ka fituar dy meçet e para dhe të fundit e zhvilloi shumë kohë më parë, më 2 gusht të vitit 2014, kur ishte mposhtur për titull bote në kategorinë atom në versionin WBC nga japonezja Momo Koseki me nokaut teknik në raundin e tetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme