Fabinho, ylli që dikur ecte “fjetur” dhe numëronte zogjtë

Prishtinë | 23 Nën 2019 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Për një futbollist që shihet si makineri për shkak të energjisë dhe përqendrimit maksimal gjatë ndeshjeve, Fabinho si adoleshent ishte shumë përtac dhe shpesh i painteresuar për lojën. Shpesh bëhej humor në llogarinë e tij.

Elio Sizenando, trajneri i tij i parë tek ekipi nga Brazili, Paulinia FC, ka treguar se Fabinho zakonisht dhjetë minutat e parë të ndeshjeve i ka kaluar me kokën lart, duke i numëruar zogjtë që fluturonin përreth stadiumit. Përqendrimi në lojë ishte zero, shkruan sot Koha Ditore.

“Ishte shumë i çuditshëm, pasi derisa të gjithë vraponin, Fabinho qëndronte i hutuar me kokën lart dhe numëronte zogjtë gjatë dhjetë minutave të parë. Thjesht, të gjithë qeshnin me të dhe askush nuk ka pritur që ai të bëhet lojtari që është tash”, shpjegon Sizenando.

Ndonjëherë, pasojat ishin më serioze. Në një udhëtim për në stërvitje me mikun e tij të ngushtë Lucas Alba dhe një lojtar tjetër të ri, makina e tyre u ndalua në një pikë kontrolli policie – një dukuri e zakontë në Brazil. Fabinho frikësoi aq shumë policinë, saqë gati e qëlluan me revole.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme