Fabregas i është borxhli Mourinhos

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 12:18 | Nga

Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, thotë se i është borxhli i madh trajnerit të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, që i dha rastin e dytë për të luajtur në futbollin anglez.

Fabregas shpreson të prish ditën e Mourinhos të shtunën në finale të FA Cup kundër Manchester Unitedit, dhe të ndihmojë skuadrën e tij të mbyllë edicionin zhgënjyes së paku me një trofe, shkruan sot Koha Ditore.

Por pavarësisht nëse fiton apo humbet, Fabregas thotë se është plot admirim për njeriun që e transferoi te Chelsea në vitin 2014. Mourinho atëbotë ishte në periudhën e tij të dytë si trajner te Chelsea.

Pas tre vjetëve te klubi i fëmijërisë Barcelona, pas kalimit nga Arsenali ku Fabregas kaloi gati një dekadë, mesfushori 31-vjeçar ishte figurë kyç, ndërsa Chelsea fitoi titullin e Premier Leagues në stinorin 2014/15. Atë stinor ishte lider në asistime, me 18 sosh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme