Fabregas: Hazard i duhet skuadrës së Chelsea

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 10:56 | Nga

Cesc Fabregasi e ka shprehur dëshirën e tij për ta parë Eden Hazardin duke qëndruar në Chelsea.

Hzaradi është i kërkuar nga Real Madridi dhe vetë lojtari e ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur me klubin spanjoll, transmeton Gazeta Express.

“Nuk do të gënjejë, unë flas me të shpesh. Ai është lojtari më i mirë në klub dhe ne kemi nevojë për një Chelsea që i mban lojtarët më të mirë”, ka thënë Cesc.

“Ai e dinë që fansat e duan atë. Dhe po ashtu ne dëshirojmë që ai të qëndroj me ne”.

 

Të ngjashme