Fabregas ndihmon Monacon gjatë pandemisë

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Cesc Fabregas ka ofruar përkrahjen e tij për Monacon gjatë pandemisë së koronavirusit, duke u pajtuar të shtyjë gjithë pagën e tij deri në katër muaj.

Ish-mesfushori i Chelseat dhe Arsenalit vetë e ka ofruar këtë, ndërsa do të marr pagë 30 për qind më të vogël.

Sipas The Telegraph, kjo nënkupton se në katër muajt e ardhshëm skuadra e elitës franceze do të kursejë dy milionë funte (2,3 milionë euro) dhe nuk do të duhet t’ia paguajë 500 mijë funte (573 mijë euro) mesfushorit spanjoll.

32-vjeçari gjithashtu ka ofruar të rrisë pagat e stafit të stadiumit të Monacos, që tani marrin paga më të ulëta prej 30 për qind.

Të ngjashme