Fadil Sahiti jep dorëheqje nga posti i kryetarit të KB Bashkimi

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

Fadil Sahiti ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit te klubi i basketbollit Bashkimi, një ditë pas humbjes së kampionit nga Trepça, 84-88.

Lajmin e për KTV-në e ka konfirmuar vet Sahiti, i cili ka thënë se është rikthyer në skuadër për të bërë ndryshimin, por që e ka pasur të pamundur një gjë të tillë.

“Kam dhënë dorëheqje nga udhëheqja e klubit. Nuk është kjo çfarë kisha menduar. Nuk kishte durim për këtë kryesi, e së fundit kam vërejtur edhe një aleancë të trajnerit me lojtarët, kështu që për të mos u komprometuar, e kam parë të udhës të largohem”, ka thënë Sahiti.

Bashkimi ka pësuar ndryshime në kryesi gjatë verës, me synimin ringritjen e shkollës së basketbollit, por në kampionat me seniorët ekipi u përball me shumë probleme, duke pësuar katër humbje në Superligën e Kosovës dhe dy disfata në ligën balkanike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme