Falcao i padëshiruar nga tifozët e Galatasarayt, i blejnë biletën e avionit për tu larguar nga klubi

Prishtinë | 04 Jan 2021 | 20:05 | Nga Ekonomia Online

Radamel Falcao assesi nuk po mund të gjen veten te skuadra e Galatasarayt.

Sulmuesi kolumbian më shumë po qëndron në shkallët e stadiumit shkaku i lëndimeve të shpeshta sesa në fushën e blertë.

Kjo ka bërë që të humb besimin dhe mbështetjen e tifozëve e klubit stambollas, të cilët kanë organizuar një veprim të paparë.

Ata i kanë blerë futbollistit një biletë, një drejtim të aeroplanit me destinacion Stamboll-Bogota (Kolumbia), duke kërkuar largimin e menjëhershëm të lojtarit që erdhi në kampionatin turk nga Monaco.

Ndryshe, 34-vjeçari brenda dy vjetëve te “Cim Bom Bom” ka realizuar 15 gola në 24 takime gjersa paguhet rreth shtatë milionë euro në vit.

Lojtari u kërkua së fundmi nga Inter Miami, por që refuzoi largimin nga gjiganti turk. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme