Falë xhudos, Lojërat Mesdhetare vlerësohen të suksesshme për Kosovën

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 08:24 | Nga

E suksesshme është vlerësuar paraqitja e parë e Kosovës në Lojërat Mesdhetare. Lojërat mesdhetare “Tarragona 2018” përfunduan të dielën, ndërsa kanë nisur më 22 qershor. Në to Kosova i fitoi katër medalje, të gjitha në xhudo.

Medaljet e arta të Distria Krasniqit, Nora Gjakovës e Akil Gjakovës dhe e argjendta e Loriana Kukës ia kanë siguruar Kosovës vendin e 14-të në listën e vendeve më të suksesshme. Medalje kanë fituar plot 24 shtete, ndërsa pa to kanë mbetur vetëm Andorra e Libia, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti më i suksesshëm ishte Italia me plot 156 medalje, prej tyre 56 të arta. Nikoqirja, Spanja, fitoi 122 medalje, prej tyre 38 me shkëlqim ari, ndërsa Turqia i kishte 95 medalje, prej tyre 31 të arta. Shqipëria u rendit e 20-ta me dy medalje.

Luiza Gega fitoi të artën në vrapim 3000 metra me pengesa, ndërsa boksieri Krenar Zeneli fitoi të argjendtën në kategorinë deri 56 kilogramë.

Të ngjashme