Familja e Fadil Vokrrit pa bileta për ndeshjen Kosovë-Spanjë

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja e mbrëmshme që u zhvillua mes Kosovës dhe Spanjës në stadiumin “Fadil Vokrri” është një ngjarjet më të mëdha sportive që kanë ndodhur në këtë tempull.

Pavarësisht rëndësisë Federata e Futbollit të Kosovës nuk arriti të sigurojë asnjë një biletë për familjen e legjendës që e mban këtë emër.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga djali Gramoz Vokrri.

“Po, është e vërtetë. Por, prapëseprapë nuk ka lidhje e rëndësishme është me pas sukses këta djem”.

“Krejt kaluese janë. Kryesorja është që futbolli të ec mirë”.

Kosova mbrëmë u mposht nga Spanja me rezultat 2:0, duke mos arritur të del me një rezultat pozitiv pavarësisht lojës së jashtëzakonshme.

Në “Fadil Vokrri” “Dardanët” treguan lojë të mirë duke krijuar raste që kanë mundur ta rrezikojnë fitoren e “Furisë së kuqe”.

Por, rastet e tyre nuk i shfrytëzuan Rashica, Muriqi, Rashani edhe Loshaj.

Nga afër ndeshjen e kanë ndjekur presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe shumë personalitete tjera.

Të ngjashme