Fanella e re e Chelseat ngjall reagime

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Chelsea e ka zbuluar fanellën e tretë për sezonin 2019/20 të mërkurën, përmes së cilës klubi tentoi t’i kthejë kujtimet e viteve të 90-ta. Megjithatë, fanella nuk mori reagime të njëjta nga të gjithë tifozët.

Bluza e zezë, pantallonat e shkurta të zeza dhe çorapet me ngjyrë të ndezur të portokalltë i kompletojnë fanellat e treta të Chelseat për sezonin 2019/20.

Pete Hoppins, drejtor i dizajnëve në Nike, tha: “Ndryshimet në Chelsea i reflektuan ndryshimet më të mëdha të cilat e kapluan futbollin anglez në fillim të viteve të 90-ta”.

“Për sezonin e ri, ne i kemi kombinuar disa elementë të dizajnëve nga ajo epokë me inovacionet moderne në Nike dhe shpresojmë se kjo fanellë do t’i kthejë kujtimet e asaj kohë të veçantë në Stamford Bridge”.

Edhe mesfushori Mason Mount u shpreh i kënaqur me dizajnin e ri të fanellës, të cilin do ta ketë mundësinë ta veshë gjatë këtij sezoni, pasi që ai është njëri ndër të preferuarit e trajnerit të ri, Frank Lampardit.

“Ju mund ta shihni ndikimin e viteve të 90-ta në modë për momentin dhe mendoj se kjo fanellë do t’u pëlqejë të gjithëve”, tha mesfushori për faqen zyrtare të klubit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme