Fansja e flaktë e Messit, “Miss BumBum” e ngacmon Ronaldon

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Superfansja e Lionel Messit dhe “Miss BumBum” Suzy Cortez e ka ngacmuar Cristiano Ronaldon në rrjetet sociale, për faktin se portugezi mund të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm.

Fituesja e çmimit “Miss BumBum” në vitin 2015 për prapanicën më të mirë në Brazil, e bëri një postim në Twitter, ku i gjuajti “kunja” yllit portugez.

“Messi u kualifikuar në Kampionat Botëror. Messi nuk do të luajë në Europa League sezonin e ardhshëm. Messi do të fitojë trofe këtë sezon. Messi është më i madh se PSG-ja. Është e lehtë ta urresh më të mirin”, ka shkruar bukuroshja braziliane, e cila me këtë rast e ngacmoi Ronaldon, i cili do ta mbyllë sezonin pa fituar asgjë.

United kanë hasur në probleme me trajnerin e përkohshëm Ralf Rangnick dhe “Djajtë e Kuq” rrezikojnë të mbesin jashtë Top 4, i cili çon në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërsa, Messi me PSG-në mund ta fitojë titullin e kampionit në Ligue 1. Cortez është një fanse e flaktë e shtatë herë fituesit të Topit të Artë dhe shpesh është paraqitur me fanellat e yllit argjentinas.

Me linjat e trupit perfekte, ajo i çmend fansat me fotot provokuese.

Të ngjashme